skip to Main Content

E mora shoqëzën përkrah Lasgush Poradeci

12592703_1011095992262036_4142015783795932359_n

E mora shoqëzën përkrah
Lasgush Poradeci

E mora shoqëzën përkrah,
E matmë rrugën ca-nga-ca,
Sikur na ndillte larg diçka.

Pa zu dita perëndoj,
Pa zu nata na mbuloj,
Pa zura shoqen ta pushtoj.

Përse buçet liqer i qet!
Liqer, ti ç’thua ndaj bucet!
Çfarë pe, liqer, mi zall të shkretë?

E çastin kur e sjell ndër mend,
Kur sjell ndër mend, ah, atë vend!
As rroj, as vdes, por jam pa mend.