skip to Main Content

Edhe një buzëqeshje – Pol Eluar

 

jm

Edhe një buzëqeshje

E plotë nata kurrë s’mundet të jetë,
Besomëni për ç’ka po ju them,
Besomëni për ç’ka ju betohem.
Çdo hidhërim ka një dritare të hapur,
Një dritare të ndezur,
Ka një ëndërr që lind,
Ka një dëshirë që pret të përmbushet,
Ka një uri që pret të shuhet,
Ka një zemër fisnike,
Ka edhe një dorë të zgjatur,
Ka edhe dy sy në pritje,
Ka edhe një jetë që hyn në një jetë.
Pol Eluar