Kisha vite që njihesha me Simonën. Me sa më kujtohet, njohja me të zuri fill aty nga viti i fundit i gjimnazit. Duhet të kishte qën mes prilli, sepse në shkollën tonë pothuajse kishin përfunduar përgatitjet për fazën finale të olimpiadës së matematikës, që do të zhvillohej në një qytet jugor…