skip to Main Content

Intervista / Autorja e “… Lolitës në Teheran”: Librat duhen, vetëm nëse i vënë në siklet lexuesit

 

lolita teheran

Shkrimtarja iraniane, Azar Nafisi, autore e librit “Të lexoxh Lolitën në Teheran”: Klishetë duhen luftuar gjithmonë. Edhe ato që janë “politikisht korrekte”

Duke krahasuar disa fotografi të vjetra të Iranit me ato në Amerikë sot, jeta e Azar Nafizit duket se ka ndryshuar si nata me ditën. Ndoshta është efekti i fotografive bardh e zi të viteve të para në universitet në Teheran, me shkumësin e bardhë të shkrimeve në dërrasën e zezë, dhe vellon e zezë që i rrethon fytyrën e saj. E kundërta me ngjyrat e gjalla të jetës së re amerikane, rrezatuese në dasmën e djalit të saj Dara (në vitin 2015, ndërsa e e bija u martua në 2014-ën).

Në njërën prej tyre është edhe Brisi, qeni i Darës:”Kur isha e vogël – thotë Nafizi – kisha shumë qejf të kisha një të tillë, por nëna ime ishte kundër kafshëve shtëpiake”. Brisit i kam vënë një kravatë blu me pika të bardha, si ajo e dhëndërit, rrefen përmes e-mailit shkrimtarja që jeton në Uashington, ku jep mësim në Universitetin Xhon Hopkins…

Leave a Reply