skip to Main Content

“Klasikët janë librat që të gjithë i vlerësojnë, por askush nuk i lexon”

12669460_1011917615513207_606217680724585330_n

“Klasikët janë librat që të gjithë i vlerësojnë, por askush nuk i lexon”,- ka thënë Mark Tuein.

Njerëzit në përgjithësi gënjejnë duke pretenduar se kanë lexuar libra klasikë, me qëllim që të duken më inteligjentë. Përfundimi vjen nga një sondazh i kryer në Britaninë e Madhe, nga një prej agjencitë më të mëdha që merret me librat.
Mark Tuen besonte se njerëzit nuk i lexonin klasikët, por bënin sikur. Kjo për një arsye të thjeshtë: Një libër që klasifikohet si klasik është apriori një libër me vlera, ndaj të pranosh që e ke lexuar të bën më interesant dhe më të mençur në sytë e bashkëbiseduesit sesa, për shembull, leximi i një libri rozë.
“Klasikët janë librat që të gjithë i vlerësojnë, por askush nuk i lexon”,- ka thënë Mark Tuein.
Një shprehje e tillë sigurisht që nuk është e përgjithshme, por, të jemi të sinqertë, të gjithë kemi nga një libër për të cilin pretendojmë se e kemi lexuar, por në fakt nuk e vazhdojmë përtej faqes së parë.

Sipas sondazhit të realizuar në Britani, librat për të cilët gënjehet më shumë janë ata që janë ekranizuar më shpesh, ata për të cilët flitet më shpesh apo ata që studiohen në shkollë.

Vendin e parë mes librave për të cilët britanikët gënjejnë se i kanë lexuar e mbante “Lufta dhe paqja” nga Leon Tolstoi, i ndjekur nga “Shpresa të mëdha” nga Dikens, “Krim e ndëshkim” nga Dostojevksi dhe “Krenari e paragjykim” nga Austen.

Elona Qose