skip to Main Content

“Krim dhe Ndëshkim”…

12646718_1011089415596027_7618621653854437739_o

Dy vitet përpara se të shkruante “Krim dhe Ndëshkim” (1866) kishin qenë shumë të këqinj për Fjodor Dostojevskin. E shoqja dhe vëllai kishin vdekur; revista që ai dhe vëllai i tij kishin hapur, Epoch, u mbyll prej peshës së borxheve; dhe ai ishte kërcënuar të burgosej për mospagim borxhesh. Me një paradhënie që mundi të marrë për një roman të pashkruar, ai u largua për në Viesbaden, duke shpresuar se do të fitonte mjaftueshëm në bixhoz, për të dalë nga borxhet. Por, këtu i humbi të gjitha paratë. Iu desh të lërë peng rrobat dhe t’u lutet miqve të tij për hua që të paguante hotelin dhe të kthehej në Rusi. Një prej letrave të tij plot me lutje i adresohej një botuesi reviste, ku i kërkonte paradhënie për një tjetër roman të pashkruar – që ai e përshkroi si “Krim dhe Ndëshkim”…