skip to Main Content

Një vend bosh – Fatmira Loci

Nëse një ditë do t’më kërkosh
e s’do më gjesh në asnjë vend,
Me mallin tënd do të luftosh
do ta qortosh gabimin tënd.

Pastaj, me vetën ti do qeshësh
kur një imazh të kesh përballë,
Sa të përplaset dallg’ e detit
do rrjedhin lotët si kristal.

Atëherë nga ëndrra do jesh zgjuar
larg, shumë larg syze të m’i,
Nga mijëra njerëz, ndoshta rrethuar
në shpirt do ndjesh një zbrazëti…

Do t’më kërkosh nëpër rrugica
e në parqe i vetëm kur të shkosh,
Në trupin tënd do ndjesh mornica
një vend gjithmonë do mbetet bosh.

Krushevo, Maqedoni -Shkurt 2015
Fatmira Loci