skip to Main Content

“Origjina e Hamletit”

12743599_1017242238314078_3288613461636586717_n

“Origjina e Hamletit”

– Nuk dihet me ekzaktësi, por mendohet se Shekspiri e ka përfunduar tragjedinë e mirënjohur në vitin 1601.

– “Mbreti Luan”, filmi i animuar shumë i suksesshëm, konsiderohet si një histori origjinale e “Disney”. Por a është vërtet e tillë? Në fakt, subjekti i filmit të animuar është një kopje e Hamletit, me ndryshime të vogla: kafshët në vend të njerëzve; savana afrikane në vend të Danimarkës dhe, sigurisht, një fund i lumtur.

– Ndërkohë, edhe Hamleti vetë ishte frymëzuar nga diku. Burime të ndryshme e kanë lidhur veprën me legjenda islandeze të para shekullit të 13-të. Një variant skandinav i Hamletit, me personazhin kryesor Amleth, është shkruar që në shekullin e 12-të.

– Karakteri i Hamletit luajti një rol të rëndësishëm në shpjegimet e Sigmund Frojdit mbi kompleksin e Edipit, duke influencuar psikologjinë moderne. Sipas Frojdit, veprimet e Hamletit marrin kuptim më tepër për shkak të dëshirave të ndrydhura që ka për të ëmën.