Parisi natën – Jacques Prévert
Parisi natën
Tri shkrepëse të ndezura
një nga një në errësirë,
E para për të parë fytyrën tënde,
E dyta për të parë sytë e tu,
E fundit për të parë gojën tënde.
Dhe errësira për të m`i kujtuar këto përsëri,
Duke shtrënguar në krahët e mi.
Jacques Prévert