skip to Main Content

Rri me mua

12804872_1024009830970652_1785884307648920568_n

Rri me mua

Rri me mua, mos ik!
Kaq boshe është jeta ime
sa vetëm ti mund të më ndihmosh,
duke mos bërë më pyetje.

Rri me mua, mos ik!
Ki mëshirë për padurimin tim,
që i shkarravitur në një ditar anijeje
do të rrojë në përjetësi.

Rri me mua, mos ik!
Ti nuk e njeh zemërimin
dhe nëse po, nuk do të zgjasë…

Ku do të shkosh? Si do të ndihesh
kur gjithçka të mbarojë?
Prit pak, prit!
Prit të paktën derisa postieri të vijë me letra vetëm për ty.
Vladimir Holan