skip to Main Content

TANGOJA E DASHURISE

10400111_1023446464360322_3212111423178367946_n

TANGOJA E DASHURISE

eja vajzë të vallzojmë DASHURINË.
është e thjeshtë si tangoja,
dy hapa para,
një hap prapa,
dy buzëqeshje,
një lot…
dy të vërteta,
një gënjeshtër…
dy premtime,
një zhgënjim…
dy të nesërme,
një e djeshme…
eja vajzë,
por kujdes hapat,
dy përpara,
një prapa…
(1979)
© Artan Gjyzel Hasani