skip to Main Content

Uilliam Shekspir është cilësuar më tepër se një “bagazh kulturor”. Është cilësuar si një gjeni që me historitë e tij, termat, gjuhën e përdorur di të flasë në të shkuarën dhe në të tashmen. E gjithë Italia do të ketë rastin të zbulojë trashëgiminë globale, falë nismës “Shakespeare lives in Italy”, e ndërmarrë nga “British Council”, Ambasada Britanike në Itali dhe disa organizata, për të jetësuar shkrimtarin, në 400-vjetorin e vdekjes së tij. Aktivitetet do të zgjasin gjatë gjithë 2016-s, me 37 vepra teatrale dhe 154 sonete, nëpër kinema, teatër, programe televizive, lexime dhe aktivitete shkollore.