Biblioteka e braktisur e Saharasë
Leximi është një aktivitet shumë interesant që na jep mundësinë të njohim më shumë gjëra nga bota që na rrethon. Të kalosh disa orë brenda një biblioteke është pa dyshim tepër simuluese, sepse kemi mundësinë të jemi në kontakt me rafte të tëra me libra. Në botë ka shumë biblioteka të veçanta, por kjo që do të flasim sot është unike. Ndodhet në Afrikë dhe më saktësisht në shkretëtirën e Saharasë.
Ndërtesa është ngritur rreth 12 shekuj më parë dhe sot është tërësisht e braktisur. Biblioteka është ndërtuar me gurë të mëdhenj dhe baltë, që i japin godinës një ngjyrë të kuqërremtë. Siç mund të shihet dhe në foto, biblioteka ka disa dritare të vogla dhe duhet theksuar se në të shkuarën në ambientin para saj kishte edhe pemë gjigante.
Me kalimin e viteve, zona ku ndodhet struktura nisi të zbrazej, sepse banorët u transferuan në qytete të tjera. Tani ka rreth 1 mijë persona që jetojnë aty. Qyteza nisi të mbulohej gjithnjë e më shumë nga rëra, por familjet rezidente bënë të pamundurën për ta mbrojtur bibliotekën dhe thesarin e fshehur në të. Aty ndodhen libra shumë antikë, por fatmirësisht janë të padëmtuar.
Banorët kujdesen me fanatizëm për librat, sepse kanë vërtet një vlerë të paçmuar. Rreth 2000 prej tyre janë transferuar në Muzeun Kombëtar. Kultura është shumë e rëndësishme dhe prandaj duhet bërë gjithçka për ta mbrojtur dhe propaganduar. Librat janë pa dyshim mjeti më i drejtpërdrejtë për të përhapur kulturën.