Biblioteka futuristike e Tokios, si pjesë e një filmi fantastiko-shkencor
Në Japoni mund të gjenden disa nga arkitekturat më të mrekullueshme në botë, për këtë arsye shumë dizenjues gjejnë frymëzim në këtë vend. Biblioteka e re në universitetin “Seiki” është një shembull perfekt.
E ngritur në vitin 2006, ndërtesa me mure prej xhami ofron një dritë natyrale. Në gjithë këtë ndërtim, tërheqin vëmendjen pesë “planete” – që shërbejnë si dhoma bashkëbisedimi.
Imagjinoni të diskutoni për librat tuaj të preferuar në këto dhoma fantastike!
Biblioteka është dizenjuar nga një ish-student i këtij universiteti, tashmë i njohur në të gjithë botën për krijimet e tij të veçanta.