skip to Main Content

Gri e me gri

12813950_1033415460030089_1887748697949068070_n

Gri e me gri

U bënë muaj që nuk shkruaj asnjë varg.
Sot nisa të shkruaj diçka por nuk ia dola.
Mendova:- “Rimat po vdesin, pak nga pak,
Poezia nuk është lëndë që mësohet tek shkolla”.

Poezi do një shpirt të mbushur plot jetë,
Që vargjet të rrjedhin, lapsi t’mos ndalojë.
Që frymëzimi t’mos ndalet me një fletë,
Ta mbush fletoren e prapë t’mos mjaftojë.

Por unë, as dy fjalë bashkë s’po i bëj dot,
Në këto ditë vetmie, t’mbushura me harrim.
Vetëm shiu po më bën shoqëri edhe sot,
I vetmi mik besnik, që s’kërkon gjë në këmbim.

… Pastaj je ti, me indiferencën tënde kulmore,
Që m’i bën ditët të duken, gri e më gri.
Në ëndrrën time jemi të kapur dorë për dore,
Në realitet, as nuk shihemi, sy më sy.

Në të njejtin qytet të dy jetojmë,
Të njejtat rrugë shkelim plot mall,
Por rastësitë për ne s’ekzistojnë;
Asnjëherë s’u pamë, ballë për ballë!

© – Izmir Todaj, Tiranë – 4 mars 2016.