Katër këshilla vetes
Katër këshilla vetes
Mos u bëj poet nëse s’mund të lindësh
Me secilin varg, të lindësh në secilën fjalë,
Ngrehu mbi veten në do të rrokësh freret e erërave,
Të shkelësh shpërgajt e mërisë dhe shtrëngatat e gjakut tënd.
Nëse dashurohesh, dashurohu n’flakë e n’valë,
Jo n’sy të kaltër se bëhesh det i çmendur pendimi.
Mos u bëj poet nëse s’mund të vdesësh
për secilin varg, të vdesësh për secilën fjalë.
AZEM SHKRELI