skip to Main Content

Kuriozitet

12670522_1047977778573857_7550211941736774690_n

Në Toskanë të Italisë u gjet një gur me mbishkrim, që mund të konsiderohet një zbulim me rëndësi për gjuhën e etruskëve. Guri 227 kg dhe i lartë pak më shumë se 1 metër ishte pjesë e një tempulli të shenjtë që u shemb rreth 2500 vjet më parë, për të ndërtuar një më të madh. I fshehur për gjithë këto vite, guri duket i ruajtur mirë, vetëm në një pjesë është pak i dëmtuar dhe i djegur. Përmban rreth 70 fjalë të lexueshme dhe shenja pikësimi karakteristike, që e bëjnë një prej shembujve më të gjatë të shkrimit etrusk të gjetur deri më tani. Sipas shkencëtarëve, fjalët dhe konceptet e shprehura në gur janë një dëshmi e rrallë e atij civilizimi, duke marrë parasysh se ajo që dimë ne për etruskët është bazuar në fakte të gjetura nëpër nekropole, varre dhe objekte funeralesh. Mbishkrimi mund të hedhë dritë edhe mbi besimin etrusk dhe mbi emrat e hyjnive të tyre. Përkthimi do të bëhet nga “University of Massachusetts”.