skip to Main Content

Kuriozitete

Books

Books

Të lexosh një libër është mbi të gjitha një eksperiencë emotive që të përfshin dhe pasionon rresht pas rreshti, faqe pas faqe. Një eksperiencë që ndikon në gjendjen tonë shpirtërore, në pritshmëritë tona. Ka libra që një herë t’i lexosh të bënë mos ta lexosh më atë vepër në të njëjtën mënyrë. Por jo të gjithë e dinë se…

Vladimir Nabokov e shkroi “Lolitën” në disa blloqe shënimesh, ndërsa shkonte në SHBA për të mbledhur flutura. Bashkëshortja e tij e ndaloi shkrimtarin t’i digjte bocat, ku e kishte shkruar veprën.

“Moby Dick”, i Hermann Melville, në fillim u publikua pa finalen, për shkak të një gabimi stampimi.

Alexandre Dumas angazhoi një person tjetër, ndihmës/shkrimtar, që e ndihmoi për të shkruar “Tre musketierët”.

Franz Kafka i kërkoi një mikut t’ia digjte të gjitha punët e tij. “Procesi”, “Kështjella”, “Amerika” janë publikuar kundër vullnetit të shkrimtarit.

Të drejtat e autorit të “Mein Kampf”, i Hitlerit, i shkuan direkt qeverisë bavareze.

“Liza në botën e çudirave” për shumë kohë ishte i ndaluar në Kinë, sepse bënte kafshët të flisnin.

“Getsbi i madh” në fillim u mendua të titullohej “Getsbi me flokët e artë”, ose “Nën të kuqen, të bardhën dhe blunë”.

Sherlock Holmes-i është përshtatur në filma më shumë se çdo personazh tjetër i letërsisë.