skip to Main Content

LIBRA SURPRIZË

libri

Një librari në Njutaun, në Australi, pati një ide origjinale: të veshë librat me mashkë, në mënyrë që të zgjidhen prej përmbajtjes, jo prej kopertinës. Dhe me sa duket nisma ka pasur sukses të madh. Mbi to nuk vihet as titulli, por disa pasazhe kyçe të librit, në mënyrë që zgjedhja mos të ketë të bëjë me elementin pamor.
Sipas pronares së librarisë, disa persona ndodhen në vështirësi zgjedhjeje për një libër dhe duke mos ditur kë të marrin bazohen tek elemente që realisht nuk janë dhe aq të duhur, siç është edhe kopertina. Libraria ka si opsion edhe kthimin e librit brenda një jave, nëse blerësi e ka lexuar më parë.
Shumë persona e kanë cilësuar nismën si “takim enigmatik me librin”, sepse lejon zbulimin e diçkaje të re, krahasuar me një zgjedhje më të drejtpërdrejtë nga njëra anë, por të limituar nga ana tjetër, si kur blen një libër duke e ditur mirë se ç’po blen. Dhe janë të shumtë ata që e thonë se eksperienca u ka lejuar të zgjerojnë shijet e tyre.
Duket sikur janë edhe si dhuratë, sepse edhe paketimin është si një e tillë. Personi që e merr, duke pasur parasysh edhe efektin surprizë, heq përgjegjësinë nga vetja, apo të tjerët, në rast se nuk u pëlqen, sepse nuk e di se me çfarë do të përballet.