skip to Main Content

“Libri human” në Danimarkë

12472350_1039358509435784_5154421464542019174_n

Libri është një mënyrë për të hapur horizontin, për të parë pikëpamje të ndryshme, si dhe për të hyrë në mendjen e autorit. Shumë pak gjëra të pasurojnë si një libër i mirë, veçse nëse flitet dhe diskutohet me njerëz të rinj. Një bibliotekë në Danimarkë ka ndërmarrë një hap të veçantë.
“Human Library” në vend të librave disponon një katalog personash. Mes “titujve” ka edhe veteranë lufte, bijë të mbijetuarish të Holokaustit, njerëz të shëndoshë, çiklistë që vuajnë prej ankthit, atletë olimpikë, jetimë etj. Kur vizituesit zgjedhin një personazh dërgohen në një vend diskutimi, ku “libri human” i zgjedhur tregon historinë e tij, duke krijuar një eksperiencë të papërshkrueshme.
“Human Library” u krijua në vitin 2007 nga një OJF daneze, si një mënyrë për të lehtësuar përballjen dhe kuptimin mes njerëzve të kulturave të ndryshme. Kjo bibliotekë u krijua për të sfiduar paragjykimet dhe steriotipet, si dhe për të krijuar një kohezion social.