skip to Main Content

Libri shëtitës…

kuriozitet1

Në kohën kur pothuajse të gjitha blerjet po bëhen online, libri me fletë rrezikon të zhduket, në favor të teknologjisë. Por ka njerëz në botë që kanë krijuar librari nga më të ndryshmet dhe të çuditshmet, për t’i afruar njerëzit me librin e prekshëm.
Në vitin 2012, italiani Massimo Bartolini realizoi një bibliotekë për “Belgian Art Festival”, e përbërë nga 12 rafte të vendosura në parkun e qytetit Ghent. Librat u vunë në dispozicion nga bibliotekat lokale dhe fitimet shkuan për bamirësi.
Ndërsa një bullgar përshtati një librari në breg të detit, në Albena, me 2500 tituj në gjuhë të ndryshme te botës. Njerëzit i lexonin ato gjatë kohës së plazhit dhe i kthenin para se të largoheshin.
Nuk mund të mungonin as libraritë mbi rrota, ato që përshtaten mbi triçikle dhe shëtisin nëpër zona të ndryshme. Por, ka edhe nga ato që instalohen nëpër autobusë, që udhëtarët të shtyjnë kohën. Kjo ka ndodhur me një shofer autobusi në Brazil, adhurues i letërsisë. Mendon që ta zgjerojë nismën te të gjithë autobusët e rajonit ku jeton.