S´ka asgjë për të qeshur
S´ka asgjë për të qeshur
S´i kam dashur kurrë gjërat e bujshme
Dhe shpesh jam menduar duhan duke pirë;
Ka gjëra lakuriqe që s’janë të turpshme,
Siç ka dhe gjëra të çndershme të veshura mirë.
Ja, e vërteta rri lakuriqe ngaherë,
Ja, dhe gënjeshtra me petka rri veshur!
Më thoni: cila ka turpin dhe cila ka nderë?
Kjo që ju thashë s´ka gjë
për të qeshur!
Dritëro Agolli