“Të huajt” e Shekspirit
Dorëshkrimi për refugjatët do të publikohet online
Nuk mund të kishte moment më të përshtatshëm për të bërë publik dorëshkrimin e fundit të shkrimtarit të njohur Uilliam Shekspir, në të cilin ai imagjinon Sir Thomas More duke bërë apel për trajtimin human të refugjatëve.
Dorëshkrimi është një nga 300 thesaret e Bibliotekës Britanike dhe do të publikohet online muajin e ardhshëm.
Skena e fuqishme që përshkruan More duke sfiduar trazirat kundër emigracionit në Londër u shkrua në një kohë tensionuese, kur një numër i madh i protestantëve francezë kërkonin azil në kryeqytetin anglez.
“Është një retorikë e fuqishme”,- thotë kuratorja e Bibliotekës, Zoe Wilcox. “More u kërkon njerëzve të solidarizohen me emigrantët ose të huajt – termi që përdor shkrimtari në tekst. Ai u kërkon që të imagjinojnë se si do të ishte nëse ata vetë do të shkonin në Spanjë, Portugali, diku tjetër nëpër Europë, edhe ata vetë do të ishin të huaj”.
Pas kaq vitesh, ky dorëshkrim është sërish kaq aktual, ndryshojnë vetëm kombësitë e të “huajve”.
Elona Qose