skip to Main Content

Thënie 361

Ky është një rrezik me të cilin tashmë do të përballemi të dy, Brida.
Një tekst anonim i traditës pohon se përgjatë gjithë ekzistencës, çdo qenie njerëzore mund të sillet në dy mënyra: të ndërtojë ose të mbjellë.
Ndërtuesit mund të zgjasin për vite të tëra detyrat e tyre, por vjen një ditë që ata e përfundojnë veprën e tyre. Në këtë moment ndalojnë dhe hapësira e tyre rezulton e kufizuar nga muret që kanë ngritur. Kur ndërtesa ka mbaruar, jeta e humb kuptimin.

Pastaj janë edhe ata që mbjellin: shpeshherë vuajnë nga stuhitë dhe stinët dhe rrallë pushojnë. Por në dallim nga ndërtuesit, kopshti nuk rresht së lulëzuari. Kështu që kërkon vëmendje të vazhdueshme, por në të njëjtën kohë u lejon kopshtarëve të jetojnë një aventure të madhe.
Kopshtarët do të dinë gjithmonë të njohin njëri-tjetrin, sepse në historinë e çdo planeti është rritja e gjithë tokës.

“BRIDA” – Paulo Coelho