skip to Main Content

13100760_1063629190342049_2405904373690781133_n

Dhe idetë nuk kanë të sosur! “Pylli i librave” është një nismë e ndërmarrë në Berlin, në rrugët e të cilit, siç duket nga fotot, trungje pemësh janë shndërruar në rafte biblioteke. Kjo nismë ka si qëllim nxitjen e leximit, si dhe promovimin e edukimit mbi prodhimin e librave në kuptimin e parë: nga pylli, te druri, te letra.
Librat janë falas. Çdo njeri është i mirëpritur të çojë një libër dhe të marrë një tjetër që dëshiron.