“E ke lexuar”? “Sigurisht, që po”. Ky është dialogu më banal dhe më i shpeshtë në botë, duke fshehur shpesh nga mbrapa një gënjeshtër. Gazeta “Telegraph” bëri një sondazh dhe rezultoi se për shumë libra njerëzit thonë se i kanë lexuar, edhe nëse s’e kanë bërë. Modesti? Ndjenja e papërshtatshmërisë? Paaftësia për të pranuar limitet kulturore? Nuk dihen motivet që i shtyjnë njerëzit, por shumë prej tyre gënjejnë për librat.
Ja dhe lista:
“Liza në botën e çudirave”
“1984”
“Zoti i unazave”
“Lufta dhe paqja”
“Ana Karenina”
“Aventurat e Sherlok Holmsit”
“Krim dhe ndëshkim”
“Herri Potter”
“Ditari i Ana Frank”
“Oliver Tuist”
“Getsbi i madh”