skip to Main Content

Avionë, trena dhe anije si biblioteka për fëmijë

12920345_1049407245097577_1081480508203250031_n-1

Avionë, trena dhe anije si biblioteka për fëmijë

Një avion Airbus që i ka mbyllur fluturimet dhe një lokomotivë e vjetër me dy vagonë janë kthyer biblioteka për fëmijët në qytetin Çankiri, në Turqi. Nisma është ndërmarrë me qëllim inkurajimin e fëmijëve për të lexuar më shumë. Shndërrimi i këtyre mjeteve krijon një mjedis më tërheqës, nxit kureshtjen e fëmijëve, duke e bërë edhe procesin e leximit në interesant. Bibliotekat do të përfshijnë edhe një kafene për prindërit.
Kryetari i bashkisë së qytetit informoi se kanë gati tre projekte të tilla: “Kemi krijuar tre biblioteka me tema të ndryshme: avion, tren dhe anije. Për këtë të fundit po punojmë akoma, ndërsa dy të parat janë funksionale”.
Sipas tij, fëmijët ndihen më të motivuar kur lexojnë në këto lloj mjedisesh unike. Mësuesit e shkollave lokale kanë nisur planifikimet për vizita të organizuara e fëmijëve në këto biblioteka.