skip to Main Content

Bibla e ndaluar? Librat më të diskutuar për vitin 2015

13012891_1055572051147763_3718033429209599768_n
Kur vjen puna te ndalimi i librave asgjë nuk është e shenjtë. Sipas statistikave nga Shoqata Amerikane e Bibliotekave në SHBA, gjatë vitit që lamë ka pasur disa tituj të ndaluar ose censuruar. Deri këtu nuk ka asgjë të çuditshme. Herë pas here, një shkollë, qytet apo edhe shtet ndalon libra për motive nga më të ndryshmet. Nuk kanë shpëtuar as klasikët; vetëm tre muaj më parë shkollat e mesme të një rajoni amerikan ndaluan “Aventurat e Hakëlbëri Finit” të Mark Tuen. Por në listën e librave të ndaluar për vitin e kaluar bie në sy një titull në veçanti: Bibla!
Teksti i konsideruar i shenjtë nga miliona njerëz në të gjithë botën është ndaluar në disa vende me arsyetimin: këndvështrim i tepruar fetar?!
Libra të tjetër të ndaluar janë “Pesëdhjetë hijet e Greit” për përmbajtje të forta seksuale dhe për… letërsi të dobët, si dhe “Në kërkim të Alaskës” nga John Green për shkak të përmbajtjes seksuale dhe gjuhës banale.
Lista e librave të ndaluar dominohet nga libra që flasin për seksin dhe gjininë. E çuditshme është prania e Biblës në këtë listë. Sipas Associated Press, Bibla ka shkaktuar diskutime për arsye të ndryshme.