skip to Main Content

Ja nga sa vuante Agata Kristi. Dhe pse e urrente Hektor Puaronë e saj?

Screen Shot 2016-04-09 at 22.47.02

Aktorja e librave të verdhë, ideatorja e legjendarëve Hektor Puaro dhe Mis Marpëll, ka shitur më shumë se 2 miliardë kopje nëpër botë. Por ajo ishte e detyruar t’i diktonte romanet e saj: vuante nga disgrafia, një shqetësim i kuptimit që e bënte kaligrafinë e saj të palexueshme. Si kompensim, gjatë Luftës së Parë punoi në një spital, ku fitoi njohje të thellë për helmet dhe pasojat e tyre. “Më jepni një helm vdekjeprurës me të cilin të luaj dhe jam e lumtur”, thoshte ajo. Jo më kot pothuaj gjysma e vrasjeve në romanet e saj janë frut i helmimeve.

Nuk është se e donte shumë Puaronë e saj. I vuri një mbiemër që në frëngjisht do të thotë “porro” (presh), në fillim të viteve 1930 e quante të padurueshëm, një egoist dhe thoshte se vazhdonte të shkruante vetëm sepse e kërkonin njerëzit.

Agata pati dy burra që të dy e tradhëtuan. I pari madje edhe u akuzua se e varu kur në 1926, Agata Kristi u zhduk për disa ditë: u gjet në një hotel me një emër të rremë. Shkrimtarja tha atëherë se kish pësuar një amnezi./bota.al

Leave a Reply