skip to Main Content

Libraritë e Italisë refuzojnë librin e familjes mafioze

12963452_1054869727884662_5658053248834263779_n

Libraritë në të gjithë Italinë refuzojnë të tregtojnë librin e ri të shkruar nga djali i një prej familjeve të njohura mafioze në vend. Nga Sicilia në Milano, pronarët e librarive kanë vendosur lajmërime në vitrina, ku bëhet e ditur se libri, i titulluar “Jeta e familjes Riina”, nuk gjendet në raftet e tyre. Libri është shkruar nga Giuseppe Salvatore Riina, babai i të cilit, Toto, po vuan burgimin e përjetshëm për vrasje. Disa ditë më parë, RAI – një nga mediat kryesore në vend – shkaktoi zemërim pasi transmetoi një intervistë me të riun, edhe ky një i dënuar.
Botuesi i librit, megjithatë, nuk është i shqetësuar, pasi sipas tij 5 mijë kopje janë shitur. “Ata që e kritikojnë librin bëjnë mirë ta lexojnë më parë”,- u shpreh ai.