Më 16 qershor pritet të dalë në ankand në Nju Jork një prej kopjeve të para të publikuara të “Liza në botën e çudirave”. Kryevepra e Lewis Carroll do të jetë në shitje për shifrën fillestare 2-3 milionë dollarë. Libri u stampua për herë të parë në vitin 1865. Carroll kishte rishkruar 50 kopje, për t’ua shpërndarë të afërmve dhe miqve. Kopjen që do të dalë në shitje shkrimtari ia kishte dhuruar mikut të tij George William Kitchin që ia dha të bijës, Alexandra. Ky libër kaloi nëpër disa duar, derisa u ble nga studiuesi i Carroll, Jon Lindseth. 16 kopje ekzistuese ruhen nëpër biblioteka apo në koleksione private.