skip to Main Content

Bibla në kohën e internetit

03emoji2_hp-blog427

Një ndër librat më të përkthyer në botë, mundohet t’u afrohet të rinjve. Duke parë statistikat për rënien e interesit të adoleshentëve ndaj fesë, një grup të rinjsh në Australi vendosën ta rishkruajnë biblën me “emoji”, ikonat e përdorura në “chat” dhe në rrjetet sociale.
Një prej autorëve deklaroi se donte që pjesë të biblës t’i bënte të ngjashme me një shkrim në “Twitter”, apo “Facebook”, duke i zëvendësuar disa fjalë me ikona. Sipas tij, ndoshta një ditë mund të publikohet i gjithë libri me “emoji”. “Bible Emoji: Scripture 4 Millenials” ka 3300 faqe dhe gjendet në “iTunes”. Në faqen online “BibleEmoji” mund të futësh një pjesë teksti të librit të shenjtë dhe të përkthehet direkt në gjuhën e emoji-ve.
Në fakt nuk është tentativa e parë në këtë drejtim. Tre italianë po përgatisin “Aventurat e Pinokut” me “emoji”. Ndërsa në vitin 2015, te “The Guardian” u publikua një fjalim i presidentit amerikan, Barack Obama.