BIBLIOTEKA VIRTUALE NË TRENAT FRANCEZË
Libri është një prej miqve më të mirë të atyre që bëjnë udhëtime të gjata me tren, të bën shoqëri dhe të heq mërzinë e orëve të rrugëtimit. Dhe për këtë, Hekurudha franceze ndërmori nismën për hapjen e bibliotekës virtuale.
Ideja lindi si një eksperiment në vitin 2014, në një lokalitet të vogël, që çoi në rezultate shumë të mira, 1 në 3 udhëtarë u bë klient i rregullt. Duke marrë parasysh që rreth 95% e pasagjerëve ka aparate elektronike, shoqëria hekurudhore e shtriu shërbimin në të gjithë vendin.
Tani, çdokush që udhëton me tren në Francë mund ta përdorë lehtësisht shërbimin e leximit, duke e shkarkuar falas aplikacionin, për të pasur akses në katalogun e bibliotekës online, ku radhiten rreth 100 mijë libra.