skip to Main Content

Dalin në ankand fotot e dorëshkrime të Marcel Proust

prust

Rreth 120 fotografi, letra drejtuar miqve dhe dashamirësve, dorëshkrime të shkrimtarit francez, Marcel Proust, kanë dalë në ankand nga Sotheby’s në Paris.
Koleksioni, i lënë me testament pas vdekjes së Marcel Proust, në vitin 1922, vëllait të tij Robert, aktualisht ruhet nga stër-stërmbesa e shkrimtarit dhe vlerësohet nga 520.000-740.000 euro.
Ky koleksion përmban fotografi të shumta. Në të mund të gjendet një prej portreteve më të famshme të Marcel Proust rreth moshës 17-vjeçare, me një dedikim të veçantë nga miku i tij Lucien Daudet, “për Marselin e dashur”, me një shënim të shkruar me dorë në latinisht. Kjo foto është vlerësuar nga 4.000 deri në 6.000 euro.