Gabriel Garcia Marquez prehet në Kartagjena
Hiri i shkrimtarit të njohur Gabriel Garcia Marquez do të prehet në qytetin e Kartagjenës në Kolumbi, aty ky fituesi i Nobelit në Letërsi nisi karrierën e vet të gjatë.
Nën një ceremoni kushtuar Gabos u zbulua edhe një bust i tij prej bronzi. Busti qëndron mbi një pllakë përkujtimoreje që mban hirin e sjellë prej Meksikës, vendi ku vdiq në 2014-n në moshën 87-vjeçare.
“Gabo, përjetë në zemrat tona, përjetë në mendjet tona, përjetë në Kartagjenë”, shkroi në Twitter kryebashkiakut të Kartagjenës.
Përfaqësuesi më i rëndësishëm i realizimit magjik në Amerikën Latine i solli botës plot vepra të mëdha, por do të mbahet mend më shumë për “100 vjet vetmi” dhe “Dashuri në kohën e kolerës”.