skip to Main Content

Kadare nderohet nga Franca

kada

I cilësuar nga presidenti francez, Francois Hollande, si avokat dhe pasionat i kulturës së Europës, njëherazi shqiptar dhe francez, evropian në zemër dhe universal në shpirt, Ismail Kadare u dekorua me nderimin më të lartë si Komandant i Legjionit të Nderit, në Francë.
Në një ceremoni të posaçme në pallatin presidencial “Élysée” në prani të një rrethi të ngushtë personash të ftuar, presidenti francez zgjodhi t’ia dorëzojë vetë dekoratën shkrimtarit shqiptar.
“Ju jeni shqiptar dhe flisni frëngjisht, keni zemër evropiane dhe shpirt universal”,- tha Hollande, duke e përshkruar Ismail Kadarenë si “autor të mrekullueshëm të historisë së Ballkanit”.
Gjatë ceremonisë së posaçme në pallatin presidencial “Élysée” ishte i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama, ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati dhe Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro si edhe personalitete të larta franceze, anëtarë të kabinetit qeveritar, të asamblesë dhe senatit, ish presidentë të Francës, apo dhe personalitete të fushës së artit dhe kulturës.