Shkrimtarë dhe veteranë lufte
1. J.D. Salinger – Lufta e Dytë Botërore
Salinger iu bashkua forcave amerikane gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe luftoi në Francë, Belgjikë dhe Gjermani. Jeta e tij personale dhe profesionale u ndikua shumë nga ngjarjet e atyre viteve.
2. C. S. Lewis – Lufta e Parë Botërore
C.S. Lewis i përjetoi në vetë të parë horroret e Luftë së Parë Botërore në llogoret e Francës. Në fillim të vitit 1918, Lewis u plagos rëndë.

3. Kurt Vonnegut – Lufta e Dytë Botërore
Një tjetër veteran i luftimeve në Belgjikë, Vonnegut u kap rob dhe u burgos në Dresden, në kohën kur qyteti u shkatërrua nga bombat. Ishte me fat që u mbijetoi shpërthimeve në një tunel që gjermanët e quanin “Thertorja 5”, që do të bëhej më vonë titulli i një prej librave më të njohur të tij.
4. J.R.R. Tolkien – Lufta e Parë Botërore
Ashtu si kolegu tjetër Lewis, Tolkien luftoi në Francë dhe mori pjesë në një nga betejat më të mëdha të Luftës së Parë Botërore. U sëmur nga ethet në vjeshtën e vitit 1916, ndaj e hoqën nga vija e parë e sulmit. Në fund të luftës, shumë nga miqtë e tij të ngushtë ishin vrarë.
5. George Orwell – Lufta civile spanjolle
Orwell udhëtoi në Spanjë në mes të viteve 1930 për t’iu bashkuar republikanëve në luftën kundër regjimit të Frankos. U qëllua në fyt nga një snajper, por arriti të shpëtonte. Sa mbërriti në Spanjë, Orwell deklaroi arsyet për t’iu bashkuar luftës civile: “Kam ardhur për të luftuar fashizmin”.
6. Roald Dahl – Lufta e Dytë Botërore
Dahl pilotoi për forcat aleate dhe mbijetoi edhe pas një rrëzimi.
7. Ernest Hemingway – Lufta e Parë Botërore
Hemingway u ofrua si vullnetar për Kryqin e Kuq; ai ishte shofer ambulance në Itali gjatë Luftës së Parë Botërore. U plagos nga një predhë në vitin 1918. Kjo periudhë influencoi krijimtarinë e tij, sidomos në librin “Lamtumirë armë”.
8. Erich Maria Remark – Lufta e Parë Botërore
Libri më i famshëm i Remarkut, “Asgjë e re nga fronti i perëndimit”, është ndikim i drejtpërdrejtë nga koha e shërbimit ushtarak në front gjatë luftës. Ai i ishte në vijën e parë të luftimeve në Belgjikë dhe në Francë, para se të plagosej rëndë.