skip to Main Content

Veprat më të rëndësishme të shkruara në burg: Don Kishoti

Screen Shot 2016-08-26 at 06.45.41“A shikoni atje lart miku im Sanço, 30 apo 40 gjigantë të përbindshëm? Kam ndërmend të bëj luftë me ta dhe t’i vras”. Migel de Servantes (1547-1616) shkruan në prologun e librit “Don Kishoti”, se rrëfimi epik kishte “lindur në burg”. Kryevepra, fillimisht e titulluar “Kalorësi naiv, Don Kishoti i La Mançës”, ishte shkruar pjesërisht gjatë burgimit të Servantes, për shkak të pamundësisë për të paguar borxhet e tij.

Diçka kjo ironike, në kushtet kur spanjolli kishte shërbyer më parë si llogaritar dhe tagrambledhës për kurorën spanjolle, pas një karriere të shquar ushtarake. Bashkëpunimi i protagonistit të romanit, Don Kishoti, një kalorësi endacak të frymëzuar nga historitë e mëdha, dhe shërbyesit të tij besnik, Sanço Pança, që përpiqet të korrigjojë fantazite e çuditshme e padronit të tij, është një nga më të famshmit në të gjithë letërsinë botërore.

Emri i personazhit është edhe origjina e nofkës “donkishoteske”, që do të thotë “shumë idealiste dhe jopraktike”. E publikuar në dy pjesë, e para në vitin 1605 dhe e dyta në 1615-ën, Don Kishoti konsiderohet tashmë si një nga romanet e para evropiane, dhe vepra më e madhe e letërsisë e konceptuar ndonjëherë nga një llogaritar. /bota.al

Leave a Reply