skip to Main Content

Veprat më të rëndësishme të shkruara në burg: “Mbi ligjin e luftës dhe paqes”

Screen Shot 2016-08-29 at 21.10.24“Duke kuptuar shumë gjëra, nuk kam arritur asgjë”. Këto besohet të kenë qenë fjalët e fundit të Hugo Grocit, dijetarit, burrështetasit dhe teoricienit politik holandez, që mbahet më mirë mend për punën e tij pionere në fushën e të drejtës ndërkombëtare. Vepra e tij “De jure belli ac Pacis” (Mbi ligjin e luftës dhe paqes për mua dhe ju), siguroi vendin e tij në histori.

I lindur në vitin 1583, Groci u bë prokuror i përgjithshëm i Holandës në mesin e të njëzetave rë tij dhe pensionar (i ngjashëm me guvernatorin e shtetit) i Roterdamit duke filluar nga viti 1613, ku ai ishte i ngarkuar me zgjidhjen e mosmarrëveshjeve midis flotave rivale evropiane. Ai ishte një avokat i hershëm i lirisë së detrave, por britanikët – fuqia dominuese në atë kohë – mendonin ndryshe.

Groci mbështeti ndërkohë tolerancën fetare në vendin e tij, çka do të çonte në burgimin e përjetshëm, pasi u gjend në anën e gabuar të një grushti shteti të kryer nga Morisi i Oranzhit.

Megjithatë, ai arriti të arratisej nga burgu dhe shkojë në Paris, duke u fshehur brenda një kase të madhe, të cilën rojet menduan se ishte e mbushur me libra. Por pikërisht gjatë viteve të burgimit (1618-1621) Groci filloi shkrimin e librit “Mbi ligjin e luftës dhe paqes”.

Në tre vëllime, Groci argumentoi se ekzistojnë situata në të cilat luftërat janë vetëm luftëra: kur një komb është duke vepruar në vetëmbrojtje, apo kur kërkon dëmshpërblim dhe hakmarrje. Ai pastaj përshkroi në një doracak të fillimit të shekullit XVII-të mbi kombet ndërluftuese, me tituj kapitujsh si ‘Çfarë është e ligjshme në luftë’.

Një nga çështjet kryesore që shtjelloi Groci, ishte se shtetet-kombe ishin subjekt i ligjit natyror, të cilin ai mendonte se vinte nga Perëndia, përderisa Natyra ishte krijim i Zotit. Groci shkruante se këto ligje do të qëndrojnë të vërteta “edhe nëse ne duhet të pranojnë atë që nuk mund të pranohet pa ndonëj ligësi të madhe, se nuk ka Perëndi, apo se çështjet e njerëzve nuk janë shqetësim i Tij”. Për shkak të këtij traktati, Groci është konsideruar si një nga etërit intelektualë të së drejtës ndërkombëtare. Ai e kaloi pjesën e mbetur të jetës duke udhëtuar nëpër Evropë dhe i mbijetoi mbytjes së një anije në vitin 1645, para se të vdiste më vonë po gjatë atij viti. Tek e fundit nuk ishte një jetë e lehtë. /BOTA.AL

Leave a Reply