skip to Main Content

Belgët “gjuajnë” libra në vend të Pokemon-ëve

14199300_1193853297319637_3826844391785811382_n

Besoj se keni dëgjuar për “Pokemon Go”? Loja virtuale është kthyer gati në mani në të gjitha vendet e botës dhe njerëzit janë kaq të dhënë për të kapur Pokemon-ët sa në jo pak raste janë shkaktuar aksidente të formave të ndryshme për shkak të pakujdesisë. Jo vetëm kaq. Dikush në Amerikë la punën sepse donte t’ia kushtonte kohën lojës me telefon, një tjetër ishte kaq e varur nga loja sa edhe gjatë një koncerti masiv, për të cilin mbi të gjitha kishte paguar para, nuk shikonte performancën, por shtynte njerëzit sepse… donte të kapte Pokemon-ët. Disa vende europiane kanë nxjerrë rregulla të ashpra për njerëzit që kanë shkarkuar këtë lojë në telefonat celularë, disa e kanë ndaluar dhe disa po gjejnë mënyra më të mira për ta shfrytëzuar. Kështu, në Belgjikë kanë gjetur një zgjedhje mjaft interesante: kanë përdorur të njëjtën platformë të lojës, por njerëzit në këtë rast nuk ndjekin “monstra kartoni”, por libra.

Për këtë lojë është shfrytëzuar Facebook-u, në vend të GPS. Kështu, në grupin e hapur për këtë arsye postohet një foto libri dhe disa të dhëna se ku mund të gjendet dhe njerëzit nisen në kërkim të tij. Ai që e gjen, pasi e lexon, e nxjerr sërish në një vend tjetër të gjendet nga të tjerë.
Edhe pse ka pak javë që ka nisur, loja ka tërhequr mbi 40 mijë veta.