skip to Main Content

“Efekti Verter” në sjelljen njerëzore

*”Vuajtjet e djaloshit Verter”- Gëte

Origjina

VERTER__KOPERTINA-2014-1

Verter, një i ri romantik, i dhënë pas dashurisë dhe poezisë, bie në dashuri me Sharlotën, pavarësisht se ajo është e fejuar.  Një dashuri që e konsumon dhe kur i fejuari i Sharlotës e detyron të heqë dorë nga ajo, Verter vret veten.

Një nga veprat më të njohura të Gëtes, historia rrëfehet përmes një koleksioni letrash të shkruara nga Verter, e fundit një letër lamtumire pasi vendos të vrasë veten me pistoletë.

Libri “Vuajtjet e djaloshit Vertet” pati një ndikim  shumë të madh dhe jo vetëm letrar. Menjëherë pas botimit të saj, pati një shtim të vetëvrasjeve të djemve të rinj, në të njëjtën mënyrë si Verteri i ngratë, çka çoi në ndalimin e veprës në disa vende.

Mendohet se ky libër çoi në 2 mijë raste vetëvrasjesh të ngjashme në të gjithë Europën, duke shkaktuar atë që njihet si “Ethet Verter”.

 

“Efekti Verter”

Ky term hyri në vitin 1974 nga sociologu amerikan  për të përshkruar sjelljet imituese nga faktorë kulturorë (muzikë, letërsi), që çojnë në veprime vetëshkatërruese. Sigurisht që Phillips u mbështet në veprën e Gëtes dhe ndikimin që pati ajo në sjelljen njerëzore.

Elona Qose