skip to Main Content

Klasiku i pakohë, “Getsbi i madh”

Francis Scott Fitzgerald e shkroi romanin “Getsbi i madh” kur ishte 28 vjeç. Për herë të parë u botua në vitin 1925, në Nju Jork.
Që atëherë, ai cilësohet si një nga librat më të dashur për amerikanët. Ne kemi përzgjedhur disa pasazhe nga ky klasik.

“Një prej atyre buzëqeshjeve të rralla të mbushura me vetëbesim të përjetshëm, me të cilat ndeshesh katër ose pesë herë në jetë. Për një çast, përballonte, ose të paktën kështu dukej, gjithë botën e jashtme, dhe më pas përqendrohej te ty me një paragjykim të parezishtueshëm në favorin tënd”.

“Isha jashtë dhe brenda, njëkohësisht i mrekulluar dhe refuzuar nga shumëllojshmëritë e pashtershme të jetës”.

“Për një moment një frazë tentoi të formohej nga buzët e mia, të vulosura si ato të një memeci, që dukeshin sikur po luftonin me disa fije ajri të alarmuara. Por nuk doli asnjë tingull dhe ajo që kisha menduar nuk u shpreh kurrë”.

“Zemra e saj ishte në një revoltë të vazhdueshme dhe të trazuar. Ambiciet më groteske dhe fantastike e përndiqnin natën në krevat. Truri i saj komplotonte ndaj një universi të pashprehur luksi, ndërsa ndihej tik-taku i orës dhe hëna lagte me dritë veshjet e saj të hedhura në dysheme. Çdo natë rritej ky gërshetim fantazish derisa kur përgjumja hidhte perden e saj mbi këto skena të gjalla. Për pak kohë, këto ëndrra me sy hapur i krijonin hapësirë imagjinatës së saj; ishin një shenjë e kënaqshme e jorealitetit të realitetit, një premtim që qëndrueshmëria e jetës padyshim ishte krijuar mbi flatrat e një zane”.

“Ishte ai lloj zëri që veshët ndjekin sikur çdo fjalë të ishte një arranxhim notash që nuk do të luhen kurrë”.

“Duhet të kishte pasur momente, edhe atë pasdite, kur Dejzi nuk ishte në lartësinë e duhur të ëndrrave të saj, jo për faj të saj, por prej vitalitetit kolosal të iluzionit të saj. Kishte shkuar përtej vetvetes, përtej gjithçkaje”.

“Nuk ka as zjarr dhe as ngricë të tillë që të sfidojë atë çka një njeri mund të mbledhë në zemrën e tij”.

“Kur ke dëshirë të kritikosh dikë, kujto se jo të gjithë njerëzit në këtë botë kanë pasur avantazhet që ke pasur ti”.

“Është pashmangshmërisht e parehatshme të shikosh përmes syve të rinj gjëra ndaj të cilave kemi aplikuar shikueshmërinë tonë”.

14441031_1210482502323383_5273606573869161089_n