Kokteji i Heminguejit
“Mos u lodhni me kisha, sheshe e ndërtesa qeverish, nëse doni të njihni kulturën e një vendi kaloni një natë nëpër baret e tij”- kjo shprehje tregon dashurinë/varësinë e Heminguejit për alkoolin.
Shkrimtari i famshëm pinte kaq shumë në “El Floridita”, një lokal i vogël kuban, sa kokteji i tij i preferuar u quajt Heminguej Daiquiri. Pija është një përzierje e rumit të bardhë me lëng lime, lëng grejpfruti dhe liker qershie. Përziejini të gjitha, tundini me akull dhe shërbejeni me një fetë lime.
Gëzuar!