skip to Main Content

Martesë si nëpër libra

Shtatori historikisht njihet si muaji i dasmave. Nuset e ardhshme shpenzojnë muaj të tërë duke u marrë me përgatitjen për ditën e tyre të madhe. Me hapjen e agjencive të shumta, gjërat bëhen më të thjeshta kur vjen puna te organizmi. Megjithatë, nuk mund të mos vihet re se pak a shumë të gjitha dasmat, të paktën në kryeqytet, janë të ngjashme në ide, pastaj realizimi i tyre varet nga buxheti. Ne në vendin tonë jemi ende pak tradicionalë dhe dasmat tona bëhen me një lloj ndërthurjeje: dasmë tabani për prindërit dhe elemente bashkëkohore për çiftin. Ka një sërë arsyesh pse ende duhet t’u bëhet qejfi të gjithëve, por nuk duam t’i hyjmë kësaj pjese. Por nëse vendosni të bëni një dasmë ashtu siç e dëshironi vetëm ju, si do të ishte?
Disa zgjedhin martesën intime, në plazh apo në mal, me shumë pak njerëz të ftuar.
Disa të tjerë vënë në punë gjithë imagjinatën duke e kthyer dasmën në një festë me një temë të caktuar, si mbrëmjet e gjimnazit.
Dhe këto janë më argëtueset. Të pasionuarit pas librave janë njerëzit më me fat, sepse libri nuk të lë kurrë në baltë sa u përket ideve. Ndiqni fotot e mëposhtme për të parë disa ide fantastike që njerëzit kanë realizuar në ceremonitë e tyre martesore.

lule

Në vend të luleve origjinale nëpër tavolinat e të ftuarve bëni vetë lule duke përdorur fletë me histori të bukura dashurie.

nuse

Nëse doni t’i betoheni njëri-tjetrit për dashuri të përjetshme, lexoni një pjesë të përshtatshme nga një prej librave që keni më për zemër.

torrte

Keni parë ndonjëherë tortë më të bukur?

karroce

Karroca e Hirushes mbase është e tepërt, por… sa për ide.

fustan

Dhe në fund, nëse vërtet doni dhe mund të bëni diçka ekstravagante dhe që të mbaheni mend gjatë nga të gjithë, me një fustan të tillë suksesi është i garantuar.