skip to Main Content

“Ne jemi të gjithë Trojanë…”: Trashëgimia poetike e Homerit

I njohur në të gjithë botën si autor i Iliadës dhe Odisesë, Homeri besohet të jetë më i madhi i poetëve të lashtë epikë. Më poshtë, ligjërata e profesor Entoni Makrinos në Festivalin e Kulturës në University College të Londrës

Screen Shot 2016-06-05 at 10.12.27

Poeti grek Homer, nënkupton agimin e letërsisë perëndimore, dhe veprat e tij përfshijnë disa nga produktet më të rëndësishme letrare të intelektit njerëzor. Homeri është një figurë enigmatike, dhe ekzistojnë ende polemika në lidhje me kohën dhe vendin ku ai ka jetuar. Pikëpamja më e zakonshme është se ai jetoi në shekullin VIII para Krishtit, dhe se shkroi Iliadën në vitin 750 dhe Odisea në 725-ën Para Krishtit.

Epikat e tij përshkruajnë ngjarjet në lidhje me vitin e fundit të Luftës së Trojës, të cilat besohet të kenë ndodhur rreth 400 vjet para Homerit. Pjesa më e madhe e përmbajtjes së epikave homerike, duket të jetë në përputhje me Epokën e Vonë Egjeane të Bronzit (shekulli XII Para Krishtit) dhe në veprat e tij, Homeri u përpoq të rindërtojë të kaluarën e largët.

Në të dyja poemat e tij, Homeri rrëfen historitë e heronjve epike (kryesisht Akilit dhe Odiseut), të cilët jetojnë në një epokë heroike. Iliada dhe Odisea përfshijnë temat kryesorë të jetës njerëzore: zemërimin dhe luftën, udhëtimin dhe rikthimin. Bota e Homerit është në shumë mënyra edhe bota jonë. Në këtë botë, ne na ofrohet një mundësi unike …

Leave a Reply