skip to Main Content

Nisin bastet për Nobelin

14344951_1202883959749904_7926182694697812565_n

Më pak se një muaj nga shpallja e çmimit Nobel në Letërsi, ashtu sikurse çdo vit, kanë nisur të hidhen bastet mbi fituesin e mundshëm. Ajo çfarë vihet re është se shkrimtarët që cilësohen si pretendentë janë pothuajse të njëjtët që cilësoheshin të tillë edhe një vit më parë… në fakt prej disa vitesh.
Si shkrimtari amerikan Philip Roth, për shembull, i cili prej vitesh renditet ndër kandidatët kryesorë për të fituar çmimin prestigjioz, aq sa qarkullojnë edhe legjenda urbane, sipas të cilave çdo vit, ditën e shpalljes së fituesit, Roth vesh një nga kostumet më të mira dhe pret në studio telefonatën nga komitetit i Nobelit. Telefonatë që nuk ka ardhur kurrë.
Ashtu sikurse një vit më parë, sërish si favorit shihet japonezi Haruki Murakami, menjëherë pas të cilit vjen poeti sirian Adoni dhe më pas keniani Ngugi Wa Thiong’o.