skip to Main Content

Pesë gabime të zakonshme që duhen shmangur gjatë leximit

14039919_1182146465156987_2982110242131804850_n

Për të shijuar sa më shumë një libër është mirë të evitohen disa gabime që mund të prishin eksperiencën fantastike që përjetohet.

  1. Të kërkohet në “Google” për librin që po lexon.

Kjo është absolutisht gjëja e parë që nuk duhet bërë. Uebi është plot me informacione që presin t’i lexosh. Sigurisht që mund të tentosh të informohesh më shumë mbi shkrimtarin, apo për opinionin e njerëzve për atë që po lexon. Por kjo është edhe mënyra që të prish historinë dhe shpesh dhe finalen.

2. T’i thuash dikujt se çfarë po lexon

Nëse një mik të pyet se çfarë libri po lexon, gënje. Në çdo situatë bën mirë mos ta tregosh titullin, nëse s’do të dëgjosh fraza si “Ke arritur te pjesa ku…”.

3. Përdor një shënjues libri

Shërben për mos të përthyer faqen e librit, por edhe për të vijuar atje ku e ke lënë leximin, por edhe për mos t’iu kthyer një pjese të lexuar më parë.

4. Mos merr shumë libra gjatë pushimeve

Mund të jetë një ndër gabimet më të mëdha. Gjatë pushimeve, duke marrë parasysh transportin, detin dhe shëtitjet nuk ke shumë kohë për t’ia dedikuar leximit. Zgjidh me kujdes titujt, që t’i shijosh edhe pushimet, edhe leximin.

5. Përfundoje çdo libër që nis.

Të shumtë e japin si këshillë këtë. Por leximi duhet të jetë kënaqësi, jo detyrim, sepse do të ndihesh sikur të duhet të mbarosh një pjatë që s’para të pëlqen shumë.