skip to Main Content

Romancë si nëpër libra… për një moment

14329894_1203921942979439_7534401405208594878_n

Falë Zotit, njerëzit me ide nuk janë të paktë dhe më e rëndësishmja, shumë prej tyre janë të gatshëm t’i ndajnë idetë dhe imagjinatën e tyre të vënë në praktikë. Për ne që duam librin, frymëzimi nga librat për ngjarje të caktuara në jetë është gjithmonë shumë interesant.

Kështu, një çift i ri festoi fejesën duke pozuar si çifti i librit/filmit të njohur romantik “The Notebook”.
Ndërkohë, një çift tjetër i moshuar vendosi të bëjë një sesion të tërë fotografik, duke u përfshirë në subjektin e librit, duke shkuar në të njëjtat vende që përmendjen në të dhe duke u përshtatur në veshje dhe sjellje njësoj si personazhet.
Seti fotografik i çiftit të moshuar është shpërndarë këto ditë fuqishëm nëpër rrjetet sociale.
Kaq shumë ndikohen njerëzit nga librat, sa organizojnë festa, ditëlindje, martesa me tema të marra nga librat. Dhe ne sot do të ndajmë me ju disa ide shumë interesante…