skip to Main Content

Të lexosh libra… pa i hapur

ha

Disa libra janë shumë delikatë dhe të çmuar për t’u prekur nga kushdo. Disa nga muzetë dhe bibliotekat më të njohura në botë kanë vëllime kaq të vjetra sa i ruajë në dhoma me kushte të veçanta temperature dhe lagështire dhe sigurisht që kanë rregulla strikte mbi njerëzit që mund të bien në kontakt me ta. Sigurisht që ata janë thesare kulturore, por edhe larg syrit të kureshtarëve gjithçka që mbetet është dija se thjesht ekzistojnë.
Lajmi i mirë është se kohët e fundit, shkencëtarët në amerikanë kanë krijuar një aparaturë për të lexuar librat… pa i hapur.
Po, pikërisht kështu, pa i hapur. Një teknologji i tillë do t’u vijë në ndihmë sidomos studiuesve për të lexuar dhe analizuar veprat te të cilat tani për tani nuk kanë qasje.