skip to Main Content

Veronika i shkruan Mihai Emineskut

“Emini im i ëmbël, sa më shumë që dashuron dikush, aq më i marrë dhe më i padrejtë duket ndaj qenies së tij të dashur.
E vetmja gjë e adhuruar që kam mbi këtë dhe je ti! Falmë po qe se kaq shpesh të bëj padrejtësi dhe të akuzoj herë për indiferencë dhe herë për ku ta di se çfarë kalon në mendjen time të marrë, mendje e turbulluar si pasojë e vështirësive dhe nevojave të jetës. Në letrën e 22-të dukem përsëri ironike dhe e keqe, ndaj të lutem të më dënosh kur të shihemi. Deriatëherë bëhu i njerëzishëm ndaj meje dhe mos m’i kujto gjithë ligësitë që kanë një burim të vetëm: dashurinë e pakufishme ndaj teje dhe një xhelozinë që më vjen turp ta tregoj. Jam xheloze për shpirtin tënd. Sa u takon zbavitjeve të tua, nuk hidhërohem.
Qava shumë kur mora letrën tënde. Më kaplon trishtimi kur mendoj se vuan në vetmi, pa pasur një dorë mbi ballin tënd që vlen sa një mbretëri.
Nuk po të shkruaj më se më gulçon vaji dhe është vaj që del nga thellësia e shpirtit…
Eja për Pashkë, i dashur! Duke të të parë do më duket sikur kam gjetur një thesar. Të puth nga thellësia e shpirtit”.